1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Mësimdhënësi: Asnjë cent s’e kam në llogari, këstin e kredisë e kam 150 €

Beqir Letaj, mësimdhënës nga Prizreni po ndjehet shumë i zhgënjyer me veprimet e fundit të Qeverisë Kurti, sidomos me mosekzekutimin e pagave pas grevës 1 mujore që është mbajtur.

Ai në Frontal të T7 ka thënë se është i zhgënjyer shumë sidomos me mënyrën se si po e trajtojnë sektorin e arsimit. Si mësimdhënës që është ka thënë se vlerësimi për Qeverinë Kurti është 1 (njësh).

“Është krijuar një përshtypje, se edhe muajin e kaluar që na vonuan, por edhe këtë muaj që na kanë ndaluar pagesat, shqetësimi është shumë i madh”, ka thënë ai në T7.

Letaj ka rrëfyer edhe për gjendjen e tij financiare. Ai ka treguar se në llogarinë e tij s’ka asnjë cent, derisa ka për të paguar një këst të kredisë dhe një pagesë për Starcard.

Ai ka thënë se do t’i marrë bashkëshortes për t’i paguar detyrimet ndaj bankave, derisa shpreh shqetësimin për kolegët e tij që s’kanë dikë tjetër në punë.

“Unë e kam në bankë 00. E kam obligimin e kredisë 150 eu, plus star card. Ato para duhet me i huazu, me ia marrë bashkëshortes. Por kam koleg që s’e kanë as bashkëshorten në punë. Shqetësimi është edhe për kolegët e mi. Nuk e di se si do t’ia bëjnë. Por zhgënjimi është shumë i madh. Disa mësimdhënës s’kanë para as për të udhëtuar, sepse disa udhëtojnë nga disa fshatra të largëta”, ka shtuar mësimdhënësi Fetaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img