Drejtuesit e skuadrës Trepça ’89 kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje që mesfushori vushtrrias Daut Maxhuni të bëhet pjesë e skuadrës.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportive i skuadrës Veton Çitaku i cili ekskluzivisht për mitrovicatoppress ka konfirmuar se “ kemi arritur pajtimin me futbollistin vushtrrias Daut Maxhuni që luan si mesfushor dhe me karakteristika të sulmuesit të krahut të bëhet pjesë e skuadrës së Trepçës ‘89”.
“Në kuadër të angazhimit për krijimin e skuadrës së denjë përm edicionin që është në prag drejtuesit e skuadrës janë duke punuar për së afërmi në angazhimin e futbollistëve të nevojshëm në skuadër, në mënyrë që të përmbushen boshllëqet në përberje dhe të krijohet një përbërje kompakte që do bart barrën e garave në Superligë” ka thënë drejtori Çitaku. Siç dihet futbollisti vushtrrias Daut Maxhuni është një mesfushor tipik, me karakteristika sulmues i krahut, ndërsa më herët ka qenë pjesë e skuadrës së qytetit të lindjes Vushtrrisë, ndërkohë që ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Dritës nga Gjilani.
Sipas drejtorit Çitaku pas bisedimeve me futbollistin vushtrrias Maxhuni me pëlqimin e dy palëve kontrata e nënshkruar me te është 1 vjeçare me mundësi vazhdimi nëse palët pajtohen të vazhdojnë bashkëpunimin . Në këtë edicion të garave skuadrën do ta drejtoj trajneri i njohur vushtrrias Bekim Shotani, ndërsa deri më tani ka sjell në skuadër tre përforcime : Ilir Izmaku, Edon Pasoma, Perparim Islami.mitrovicatoppress/