1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mesazhi që u dha në Meshën e Pashkëve

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji mbrëmë është mbajtur Mesha Solemne e Pashkëve.

Ceremonia e vigjiljes së Pashkëve në Prishtinë filloi me lutjen për paqe dhe dashuri.

Në urimin e tij, imzot Gjergji rikujtoi se Pashkët janë një festë e veçantë në botën e krishtere, ditë e ringjalljes së Krishtit, shpresës, jetës dhe ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen – ditë e përjetësisë.

Ndërsa, fokusi i mesazhit të tij ishte situata e krijuar pas përhapjes së pandemisë COVID-19, dhe kujtoi plot një vit me këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Ai tha se vaksina e mundësuar nga mjekësia për COVID-19 është një shpresë për t’u përballur me pandeminë.

“Nëse e kujtojmë këtë vit që e kemi kaluar që nga Pashkët e kaluara e deri sot, atëherë jemi dëshmitarë që njerëzimi më shumë ka mendua për vdekjen se sa për jetën. Sepse të rrallë janë ata të cilat nuk e kanë përjetuar trishtimin e vdekjes dhe humben të afërmit e vet. Ne e dimë që në këtë kohë ose këto ditë disi e kanë zbutuar paska atë hutinë njerëzore, mundësitë që mjekësia i ka dhënë për t’u vaksinuar, për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19. Por, ia që në nuk do ta harrojmë kurrë që mundësia, të cilën e jep shëndetësia ose mjekësia është vetëm për ta shtyrë vdekjen më tej e jo për të shpëtuar prej saj”, tha ipeshkvi Gjergji.

Ipeshkvi Gjergji theksoi se është një natë e shenjtë që mundëson të gjithë që t’i luten Zotit për paqe dashuri.

“Vëllezër e motra, fort të dashur për të kremtuar këtë natë kaq të shenjtë lusim Zotin jo vetëm të na shpëtojë prej robërisë së botës, por të na shpëtojë prej robërisë së djallit, prej robërisë së mëkatit tonë duke na bashkëngjitur nëpërmjet pagëzimit në jetën me Krishtin. Ai gjithë neve në shndritë, na ngrohë, na jep një shpresë që nuk mund të gjendet dhe nuk mund të jetë shtëpresë më e gjallë se sa të shpresojmë në Zotin”, tha ai.

Pashkët, janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik i Kishës Katolike dhe i kishave të tjera të krishtera, të cilat kremtojnë Ringjalljen e Jezuit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tri ditë pas vdekjes së tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img