4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Mesazhi i shoferit nga Kosova bëhet hit në internet, u bën thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm në trafik

Aksidentet në komunikacionin rrugor vazhdojnë të shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve aksidentale në Kosovë. Vetëm në dy javët e fundit, në Kosovë shtatë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga aksidentet rrugore.

Shkaktarët e këtyre aksidenteve me fatalitet janë të ndryshme, si pakujdesia, shpejtësia e madhe, mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet atmosferike e të tjera.

E në vazhdën e thirrjeve të shumta që po i bën policia dhe autoritetet e tjera kompetente, një qytetar nga Kosova ka vënë në pjesën e pasme të veturës një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e opinionit.

Ky mesazh është postuar në grupin e “Markali t’kerreve” dhe më pas është shpërndarë nga shumë qytetarë në profilet e tyre private, duke u bërë kështu hit në internet.

E në mesazh shkruan: “Mos u ngut se të shpija po të presin të gjallë”.

Theksojmë se ditë më parë edhe ​Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”,vazhdimësi e aktiviteteve të MIT drejt sensibilizimit të pjesëmarrësve në komunikacion për qarkullim të sigurt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img