Faqja në internet e Departamentit Amerikan të Shtetit dy herë brenda së enjtes ka publikuar video nga nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në të dy rastet kjo ujdi po konsiderohet historike.
Në videon e parë të publikuar në orën 1 e 20 shkruan: “Javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, në një zhvillim vërtetë historik, Presidenti Trump lajmëroi që Republikat e Serbisë dhe Kosovës, të dyja zotuan për normalizim të plotë ekonomik”.
Ndërsa në ora 15 e 30 është publikuar video tjetër për këtë marrëveshje.
“Shikone Presdienti Trump, Presidentin Vuçiq të Serbisë dhe Kryeministrin Hoti të Kosovës që nënshkruajn zotimin historik për normalizim ekonomik”.