“Duhet të kujdesemi për të tjerët me dashamirësi”, kështu është shprehur Papa Françesku ndërsa ka uruar besimtarët për Krishtlindje.
“Të veprojmë me mirësi dhe dashur. Pa dhunë dhe pa cënuar lirinë. Mirësia e Zotit është ajo që ne duhet të përçojmë mes miqve, mes të dashurve, bashkëshortëve, prindërve, fëmijëve. Të jemi delikatë, të respektueshëm, të kujdesshëm me të tjerët. Në këto ditë duhet të mblidhemi nëpër kisha, të bëhemi bashkë në shtëpi, me të afërm apo miq që nuk I kemi parë prej kohësh, të dëgjojmë dhe vizitojmë njëri-tjetrin”, tha në mesazhin e tij Papa Françesku.
Gjithashtu ai bëri thirrje edhe që lufta në botë të marrë fund.
“Ne jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona që vuajnë nga lufta, mendojmë për Palestinën, Izraelin, Ukrainën. Ne mendojmë gjithashtu për ata që vuajnë nga varfëria, uria, skllavëria”, përfundoi Papa Françesku.