Site icon PrishtinaPress

Mesazhi i Kurtit në Samitin e Paqes: Është detyrë e jona të avokojmë për barazi e drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Samiti i Paqes në Paris ku po merr pjesë, i është drejtuar pjesëmarrësve përmes një video-mesazhi.

Kurti u shpreh se është detyrë e liderëve, shkencëtarëve e aktivistëve që të jenë përparimtar.

Ai shtoi se duhet të avokojnë për barazi e drejtësi në botë.

“Është detyra jonë si liderë, shkencëtarë e aktivistë, jo të qëndrojmë në margjinat e historisë, por të jemi përparimtarë, ta përqafojmë dhe t’i japim formë asaj duke avokuar për më shumë barazi e drejtësi në gjithë botën”, tha Kurti.

Forumi i Paqes është duke u mbajtur në Paris nën patronatin e presidentit francez Emanuel Macron. Diskutime pati sot (e enjte) dhe do të vazhdojnë edhe nesër (e premte) mes 450 pjesëmarrësve nga 130 shtete.

Sesioni i parë i këtij forumi është mbajtur në vitin 2018.

 

Exit mobile version