Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë, ka reaguar në lidhje me kërcënimet që kanë marrë serbët e Kosovës që janë bërë pjesëe Policisë së Kosovës.
Guerot shpërndau postimin e shefit të EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, i cili ka kundërshtuar këto kërcënimë, të martën.
Në këtë linjë është edhe ambasadori francez.
“Është me të vërtetë e rëndësishme që institucionet e Kosovës të pasqyrojnë diversitetin e shoqërisë. Plotësisht në marrëveshje me EULEX“, ka shkruar Guerot.
Serbët e Kosovës vitin e kaluar ishin larguar nga institucionet, madje policët serbë në mënyrë demostrative kishin larguar uniformat.
Por jo të gjithë i janë bindur thirrjeve të Listës Serbe për bojkot të institucioneve