7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Mesazhet e Amerikës: Ushtria jo pa Kushtetutë, demarkacioni sa më shpejt, zgjedhje jo…

Zëvendës ndihmës i Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee gjatë vizitës dyditore në vendin tonë ka takuar një numër të madh të politikanëve si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

Në zyre i shkoi vetëm Kadri Veselit, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, por jo edhe presidentit Hashim Thaçin, të cilën e takoi në një restorant të kryeqytetit.

Në rezidencën e ambasadorit Greg Delawie, Hoyt Brian Yee-s i shkuan të gjithë ata që i kishte ftuar, bile kryetari i VV-së, Visar Ymeri kishte venë edhe kravatë dje, që zakonisht nuk e bënë, shkruan lajmi.net.

Në rezidencën amerikane ishin edhe dy deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani e Anton Quni, Elmi Reçica i PDK-së, Rrustem Berisha i AAK-së, Ilir Deda deputet i Alternativës, etj. Megjithatë, fotografi në Facebook nuk postuan ndonjë deputet i Nismës për Kosovën, duke lënë dyshime nëse ishin të ftuar apo jo.

Hoyt Brian Yee i takoi edhe krerët e Listës Serbe, prandaj mesazhet e përgjithshëm nga kjo vizitë në vendin tonë ishin të  qarta: Ushtria vetëm me Kushtetutë, Demarkacioni duhet të kalojë së më shpejt dhe kosovarët rë lëvizin të lirë, Asociacioni i komunave me shumicë serbe të fillojë punën duke nisur fillimisht me hartimin e statutit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbajtja e zgjedhjeve sipas orarit kushtetues, pra në vitin 2018.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img