ashmë që “Marshi për Drejtësi” për nga numri pjesëmarrës u dëshmua të jetë masiv, ka pasur edhe reagime ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kreut të saj se “nuk po bëjnë asgjë për çlirimtarët”, shkruan Insajderi. Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, u shpreh se marshi i sotëm në sheshin e Prishtinës është edhe mesazh për qeverinë.

Ndërkaq edhe gazetari Berat Buzhala është shprehur se Albin Kurti dhe do kastraveca rreth tij sot do te njoftohen me afer me Kosoven. E kane keqkuptu rezultatin e 14 shkurtit. Marshi per Drejtesi eshte protesta me e madhe qe ka ndodhur ne Kosoven e pasluftës”.
Ndërsa edhe anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi reagoi duke thënë “Tregojani dikush Kryeministrit këto pamje. Por aman rrijini afër se po i bjen far’ pike n’zemër.