Në Shqipëri, krahas plazheve tradicionale, gjithnjë e më shumë pushuesit po frekuentojnë plazhet e reja në bregdetin e Adriatikut dhe atë të Jonit, thuajse të panjohura më parë, ku ata gjejnë më shumë pastërti dhe qetësi.
Një nga këto plazhe është ai i Rrjollit, mes Velipojës dhe Shëngjinit, ku 25 vjet më parë pushuesit nuk mund të hynin ngaqë ishte zonë kufitare, raporton Zëri i Amerikës.