2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mes raportimeve se mund të jetë arrestuar në Turqi, publikohen fotografi të Valdrin Sahitit në Dubai nga Instagrami i tij

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, të enjten është kthyer në kryefjalën e disa mediumeve online.

Kjo pasi i njëjti është raportuar nga disa media si i arrestuar në Aeroportin e Stambollit, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Telegrafi ka provuar të marrë informata në Policinë e Kosovës, por të njëjtët nuk kanë mundur ta konfirmojnë lajmin, duke thënë se kontaktet me homologët e tyre në Turqi mbesin konfidenciale në raste të këtilla dhe njoftohen vetëm për të kryer investigime të brendshme në shenjë bashkëpunimi.

Ndërkohë në një shkresë të drejtuar që në mëngjes nga Telegrafi në Ambasadën e Kosovës në Turqi, po prapë nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga ana e tyre.

Mirëpo pavarësisht këtyre aludimeve në disa prej mediave online, krejt të kundërtën po e thonë rrjetet sociale të stilistit shqiptar.

Kjo pasi llogaria zyrtare e stilistit në Instagram ka të publikuara sot (e enjte) disa imazhe nga Dubai – vend në të cilin ai ka qëndruar së fundmi për çështje pune.

Megjithatë as kjo nuk e konfirmon faktin se stilist mund të jetë i lirë, pasi postime të tilla në rrjete sociale mund të bëhen nga persona të afërt familjarë që mund të kenë në posedim llogarinë e tij.

Nëse vërtetohet fakti se ai është arrestuar nën akuzën e përfolur, atëherë pa dyshim se do të jetë një prej skandaleve më të mëdha, pasi i njëjti është i pajisur me pasaportë diplomatike, nën arsyetimin si person që ka kontribuuar në promovimin e Kosovës jashtë vendit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img