9.9 C
Pristina
Monday, April 21, 2025

Buy now

spot_img

Merret vendimi për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri, brenda pak ditësh ndërpritet aksesi

Në mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë këtë të enjte është marrë vendimi për mbylljen e platformës TikTok.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se kufizimi do të jetë për një periudhë 12 mujore.

“Qeveria ka ndërmarrë një seri vendimesh të rëndësishme sot. Së pari, kemi marrë vendimin për shmangien e masave të përkohshme për shkak të vendimeve negative të platformës TikTok. Ne kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindërit për efektet negative që mund të sjellin te fëmijët rrjetet sociale. Kemi vendosur për mbyllje te përkohshme. 

Brenda pak ditësh ndërpritet aksesi. Kufizim aksesi për një periudhë 12 mujore që do na lejojnë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok. Është vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve, të rinjve”,tha ministrja, raporton A2CNN.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img