0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Merret vendimi për avokatin kosovar që dyshohej për ushtrim ndikimi

Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti për Krime të Rënda ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj avokatit, Hamdi Jashari.

I njëjti dyshohet se ka kryer vepren penale “Ushtrimi i ndikimit”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj të pandehurit H.J gjykata i caktoj masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img