1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Merret vendimi nga mbledhja e sotme: Ky do të jetë kryetari i ardhshëm i LDK-së

Isa Mustafa është kandidati konsensual për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky vendim është marrë në parim në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mëson Klan Kosova nga burimet e saj.

Kërkesa që Mustafa të kandidojë për mandatin e tretë ka ardhur pas insistimit të një pjese të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky vendim nuk është kundërshtuar as nga pretendentët për kryetar të LDK-së, aktualisht nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri.

Që të dy nuk kanë folur pas takimit të kryesisë së LDK-së.

Dy ditë para Kuvendit të këtij subkjekti, kryesia nuk ka arritur të vendosë nëse do të nominojë një figurë tjetër për pozitën e kryeministrit.

Një gjë e tillë mbetet për t’u diskutuar në takimin e nesërm që planifikon ta zhvillojë Kryesia e ngushtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img