1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Merren masa disiplinore për mjekët që nuk respektojnë orarin e punës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), së fundmi ka suspenduar pesë mjekë në Klinikën Emergjente pasi që të njëjtit gjatë orarit të kujdestarisë nuk janë gjendur në orarin e punës. Suspendimet e mjekëve ishin bërë për shkak të disa arsyeve si mosrespektimi i orarit e mosmbajtja e detyrave të punës.

Kryetari i Komisionit Disiplinor, Alban Janova për Indeksonline ka thënë se nga janari deri tani janë marrë masa ndaj 8 mjekëve specialist. 

“Nga Janari 2018 janë suspenduar gjithsejtë 6 mjek specialistë, 2 të tjerë iu është ndërpre marrëdhënia e punës, gjithsejtë 8 mjekë specialistë. Të gjitha masat disiplinore suspendimi janë marr nga Komisioni Disiplinor në kuadër të QKUK-së, arsyet janë kryesisht mos mbajtja e kujdestarisë, shkelje e detyrave të punës, etj”, ka thënë Janova për Indeksonline.

Ai ka treguar tutje procedurat se si veprohet në këto raste të suspendimeve. Derisa ka theksuar se ka raste kur mjekeve iu është ndërprerë edhe marrëdhënia e punës.

“Të gjitha rastet të cilat largohen përkohësisht nga puna procedohen në Komision Disiplinor, 5 nga këto raste janë larguar nga Drejtori i Përgjithshëm. 1 nga 5 largimet nga Drejtori i Përgjithshëm, Komisioni Disiplinor ia ka ndërprer marrëdhënien e punës”, ka shtuar mes të tjerash ai.

Kryetari i këtij komisioni ka thënë se marrja e këtyre masave ka ndikuar pozitivisht tek një pjesë e personit që më parë nuk e kanë respektuar edhe aq orarin e punës.

“Edhe pse shumica dërmuese e personelit mjekësor dhe administrativ edhe me herët e kanë respektuar orarin, mirëpo kjo ka ndikuar pozitivisht tek një pjesë e vogël e personelit të cilët me herët nuk e kanë respektuar edhe aq orarin e punës”, ka theksuar Janova.

Këto masa disiplinore po merret për të ofruar shërbime më të mira dhe profesionale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img