1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“Merre komandën e dil në Zveçan”, Rrahim Ademi tregon se çka bisedoi me Agim Çekun pas hyrjes së NATO’s në Kosovë

Rrahim Ademi që ka qenë një nga gjeneralët më të njohur gjatë luftës në Kroaci ka thënë se nuk erdhi në luftën e Kosovës, pasi që gjeneral u bë Agim Çeku.

Ademi thotë se nuk pranon që të komandohet nga dikush që ka qenë ushtar i tij.

“Pas kësaj mbledhjeje këta e kanë bërë gabim, kush e ka bërë se di, ata janë hi në një bisedë ilegale me Agim Cekun, ne jemi marrë vesh aty me bashkëpunu në atë drejtim, pasi ai u shku në pension, Agim Ceku u bë komandat. Masi ai u bë komandant, cka me bo unë aty. S’mundem me u bë unë ndihmës i një ushtarit tem që në Kroaci në atë kohë nuk ka pas kurrfarë rezultati”, tha Ademi.

Tutje ai tregoi edhe për bisedat që i ka pasur me Agim Çekun pas hyrjes së NATO’s në Kosovë.

“E thirra Agim Cekun pas hyrjes së NATO’s i thash: O Agim Ceku po ku je, më tha në Kleçkë, i thash qa po bën në Kleckë, po merre komandën e dil nga Zvecani e bë sene taktike. Sot e asaj dite, Kosova ish e kompletune. Vec nëse dikush t’ish dalë nga Zvecani. Cka ka bo në Keckë…Ai deri dje ka qenë ndër mu, e tash me ardh me’m komandu mu. Kurrë nuk ma kanë ofru komandën e UCK-së. Ata që kanë bashkëpunu me Agim Cekun, qe ku e kanë tash Agimin Cekun, urdhëroni”, tha Ademi në rtk.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img