Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit.
Burime bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes duke punuar për zbardhjen e shkaqeve.