Site icon PrishtinaPress

Merr flakë gjeneratori në Gjimnazin “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë

Një gjenerator në oborrin e Gjimnazit “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë është përfshirë nga zjarri sot në orën 08:23 të mëngjesit.

Në pamjet e dërguara nga një lexues në redaksinë e Klankosova.tv, shihet tym i dendur që del nga pajisja elektrike.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Exit mobile version