-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Merkel telefonon Thaçin, Presidenca: Na përgëzoi për rolin konstruktiv në dialog

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Temë kryesore e bisedës ndërmjet presidentit Thaçi dhe kancelares Merkel, sipas kumtesës, ishin forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe domosdoshmëria e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, sipas njoftimit, “kancelarja Merkel e ka përgëzuar presidentin Thaçi për rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues, që është kompetent për hartimin e draftit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar kancelaren Merkel për mbështetjen që Gjermani i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, thuhet në njoftimin e presidencës.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kancelaren Merkel, e cila është mbështetëse e madhe e perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me kancelaren Merkel biseduam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Atë e sigurova se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pjesë e bisedës sonë ishte edhe roli konstruktiv i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe funksionalizimi i Ekipit Menaxhues, i cili është kompetent për hartimin e draftit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka njoftuar Presidenti edhe në faqen e tij në Facebook.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img