Kancelarja Gjermane, Angela Merkel , pas arritjes në Sofje për Samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Përëndimor, deklaroi se në interes të Europës është vetëm një Ballkan i sigurt dhe i zhvilluar ekonomikisht.
Ajo vlerësoi lartë edhe punën e kryeministrit bullgar, Boyko Borissov për afrimin e këtij regjioni më afër BE-së, transmeton lajmi.net.
“Për hir të paqes dhe sigurisë për të gjithë ne, është e rëndësishme që të kemi një Ballkan Përëndimor të sigurtë dhe që është ekonomikisht mirë i zhvilluar”, deklaroi Merkel.
Ajo gjithashtu theksoi se liderët e BE-së janë pajtuar gjatë mbrëmjes së djeshme në zgjerimin e bashkëpunimit për afrimin e mëtejshëm të Ballkanit Përëndimor në Bashkimin Evropian.