1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Merkel: Me Trump biseduam për Kosovën, duhet pasur kujdes për lëvizjen e kufijve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka konfirmuar sot se në bisedën e mbrëmshme telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, ka biseduar edhe për çështjen e Kosoës, si dhe dialogun e Brukselit.

Pas takimit që kishte me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, Merkel ka thënë se Gjermania përkrah bisedimet mes dy palëve mirëpo se duhet të respektuar parimi i integritetit territorial.

“Ne mbështesim bisedimet të cilat dërgojnë në qëllimin final- arritjen e një marrëveshjeje, mirëpo natyrisht këtu është edhe çështja e integritetit territorial, si një vlerë që tanimë është krijuar. E kam thënë këtë edhe kur kryeministrat e Bosnjës dhe Malit të Zi ishin këtu, duhet pasur shumë kujdes me lëvizjen e një territori, që kjo të mos dërgoi në lëvizjen edhe të territoreve të tjera”, ka thënë Merkel.

Kujtojmë se kohëve të fundit është aktualizuar shumë ideja për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Prapa këtij propozimi tanimë qëndrojnë të dy presidentët.

Ndërkaq mbrëmë u raportua për një bisedë telefonike mes Trump dhe Merkel, ku tema tjera të diskutimit ishte edhe çështja e Sirisë si dhe zgjidhja sa më shpejtë e konfliktit atje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img