0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Merkel feston 15 vjetorin në krye të Gjermanisë: Kancelarja merr urime, por edhe thumbime

Urime, por edhe disa thumbime arritën në adresën e Angela Merkelit në 15 vjetorin si kancelare gjermane.

Gazeta franceze “Le Parisien” e shfrytëzoi përvjetorin si një mundësi për të intervistuar politikanë me të cilët Merkel ka mbajtur konsultime dhe negociata gjatë gjithë karrierës së saj.

“Ajo është deri tani personaliteti më i madh politik në Evropë,” gazeta citoi të thoshte ish ministrin e jashtëm francez, Bernard Kouchner. Merkel është “një grua që di të jetë e fortë, por kurrë e vështirë”.

Merkel është shumë faktike, një shembull i “cilësisë gjermane”, kujton Jean-Marc Ayrault, i cili ishte kryeministri i Francës nga viti 2012 në 2014. “Ajo gjithashtu mund të jetë e bezdisshme, sepse ndonjëherë është shumë e ngadaltë”, shtoi ai, raporton dailysabah.

Politikanët e tjerë francezë gjithashtu e përshkruan kancelaren gjermane si dikë që merr kohë për vendime të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, uroi përmes Twitterit dhe shkroi “Kancelarja Merkel ndërmori hapa vendimtar për ta bërë Evropën më të fortë në kohë sfiduese dhe sot është një nga udhëheqësit më të respektuar në botë”.

Në tetor të vitit 2018, udhëheqësja e Kristian Demokratëve në pushtet në Gjermani (CDU) njoftoi se nuk dëshironte të kandidonte përsëri në zgjedhjet federale të 2021.

Në dhjetor të vitit 2018, Annegret Kramp-Karrenbauer, një kryeministe e shtetit, u zgjodh si pasardhësi i saj në krye të CDU-së.

Alternativa e djathtë për Gjermaninë (AfD) shpesh bërtasin “Merkel duhet të shkojë!” po pret me padurim largimin e Merkelit. “Mbahuni, njerëz, vetëm një vit më shumë”, shkroi ligjvënësja e AfD-së, Joana Cotar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img