Site icon PrishtinaPress

Mërgimtarja njofton se dikush ia vodhi stolitë e arit dhe veturën në shtëpinë e saj në Fushë Kosovë

Një mërgimtare ka njoftuar se dikush ia ka vjedhur stolitë e arit dhe veturën në shtëpinë e saj në Fushë Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Me 30.03.2024 ankuesja femër kosovare, e cila jeton jashtë shtetit, ka raportuar se kur ishte kthyer në shtëpi kishte vërejtur se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së saj  dhe ishin vjedhur, stoli ari si dhe veturën e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Exit mobile version