Site icon PrishtinaPress

Mërgimtari vjen nga Gjermania në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së

Shumë qytetarë nga Kosova po marrin pjesë në marshin për drejtësi, marsh i cili po mbahet si shenjë përkrahje për ish-liderët e e UÇK-së, ku nesër pritet të fillojë gjykimi i tyre në Hagë.

Por përveç shumë qytetarëve nga Kosova dhe rajoni, në këtë marsh po marrin pjesë edhe shumë qytetarë nga vendet e largëta.

një qytetar për Klan Kosovën tregoi se ka ardhur nga Gjermania, vetëm për të marrë pjesë në këtë marsh.

Ai tha se ka ardhur për të kërkuar liri për Thaçin dhe të tjerët dhe se gjithmonë beson në pafajësinë e tyre.

Exit mobile version