-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mërgimtari që ndau 1500 euro për familjet e policëve të kidnapuar nga Serbia

Mërgimtari Alfred Dibrani që i dhuroi nga 500 euro për secilën familje të tre policëve të kidnapuar dhe të cilët po mbahen në paraburgim në serbi, në emisionin STUDIO A në ATV, tha se qëllimi i tij ishte më shumë t’ju japë përkrahje morale se sa financiare.

Ai tha se pamjet e arrestimit të këtyre tre policëve nga xhandarmeria serbe i ka përjetuar shumë rëndë.

“Ndoshta më keq nuk isha ndierë edhe sikur të kisha pa një anëtar temin të vdekur se sa kur i kam parë këta policë. Ato pamje, ato foto që xhandarmëria serbe i shfaqi, me të vërtetë më kanë tronditur shumë. Kjo ishte një prej arsyeve që unë e mora këtë veprim që këtyre familjeve sado pak, në fakt jo këtyre familjeve, por policët tjerë të cilët gjenden ne vijën kufitare, të iu kthehet një moral që pas arrestimit të këtyre policëve, në rrjetet sociale kishte filluar një nënçmim ose një frymë se pse këta nuk kanë reaguar, pse nuk i kanë përdorur armët, pa e ditur në fakt se si është gjendja ë këtyre policëve, pa e ditur se çfarë kanë përjetuar këta policë, pa dalë policia ende me një njoftim që ta tregoj me të vërtetë çfarë kishte ndodhur, dhe kjo më shtyri mua që të marr një veprim se sado pak policisë së Kosovës t’i ndihmojmë, moralisht se shuma nuk është e rëndësishme”, tha Dibrani.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img