3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Mërgimtari në Drenicë rrah gruan, Policia i gjen armë e mbi 200 fishekë në shtëpi – Prokurori e liron

Numri i rasteve të dhunës në familjet kosovare është në rritje çdo ditë e më shumë. Jo rrallëherë ndodh që në Polici të denoncohen edhe problemet mes çifteve nga diaspora, të cilët i zë sherri posa arrijnë në Kosovë. Burrat, ata që raportohen për dhunë ndaj grave të tyre goxha shpesh i kalojnë ditët e pushimit në qendrat e ndalimit e ato të paraburgimit.

Kështu ka ndodhur edhe dje Prekaz të Skenderajt, ku një mërgimtare e ka denoncuar bashkëshortin e saj dhe kunatin për dhunë në familje dhe kanosje. Në shtëpinë e të dyshuarve u gjetën edhe armë e qindra fishekë, por të njëjtit nuk u ndaluan.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, burri i saj, me të cilin jetojnë në Gjermani, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj në vazhdimësi, por asnjëherë nuk e kishte raportuar deri dje, kur ndodhi rasti i fundit.

Sinjali mëson se pas një mosmarrëveshje momentale, i dyshuari e kishte goditur viktimën dhe për të mos mbaruar me kaq, në sherr u përfshi edhe kunati i saj, i cili dyshohet ta ketë kërcënuar.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarve, ku ka gjetur një pushkë, shufër metali dhe mbi 230 fishekë, që janë sekuestruar si prova lidhur me rastin.

Pas përfundimit të bastisjes, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

Sinjali mëson se të dyshuarit janë liruar me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe kjo është konfirmuar edhe nga Policia.

“Lidhur me rastin njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me leje të skaduar me 237 fishekë, një karikatorë të pistoletës, një thikë të pushkës së gjuetisë, një shufër metali dhe 12 gëzhoja të fishekëve të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse viktima është dërguar në strehimore.”, ka njoftuar Policia.

Kujtojmë se rastet e tilla kur burrat e dyshuar për dhunë ndaj vajzave dhe grave lirohen nuk janë të rralla dhe shpesh është ngritur debat në opinion se organet e rendit nuk po bëjnë mjaftueshëm për këtë dukuri shqetësuese, që është kthyer në tragjedi për shumë familje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img