1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Mërgimtari largohet nga Kosova i pakënaqur: Natën e Vitit të Ri pa rrymë, me rrena

Bashkatdhetarët tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës, pas pushimeve për festat e fundvitit të Kosovë. Disa prej tyre janë shprehur të pakënaqur me pushimet në Kosovë për shkak të krizës me energji elektrike.

Radha e veturave është mjaft e gjatë këtu në pikën kufitare me Serbinë.

E me kalimin e kohës, po shtohet edhe numri i makinave që presin për të dalë nga Kosova.

Shumë mërgimtarë që kishin ardhur në Kosovë për të kremtuar festat e fundvitit me familje, e kanë mbaruar pushimin e po nisen drejt shteteve të perëndimit ku kalojnë shumicën e jetës.

Disa nga ta shprehen se festat në vendlindje janë të pakrahasueshme.

Mirëpo në mesin e tyre, ka të tillë që nuk janë të kënaqur me mënyrën se si i kaluan ditët festive në Kosovë.

E kjo, për shkak të problemeve me rrymë.

“Kishim rrymë natën e Vitit të Ri dy-tri orë, duke na rrejt, me rrena. Erdhëm në pushim të pakënaqur, po shkojmë të pakënaqur”, ka thënë ai.

Për të ardhur në vendlindje, ata thonë se nuk kishin pritur gjatë në kufi.

Andaj këtë të hënë ata janë optimistë për udhëtimin shumë orësh që i pret.

Për mërgimtarët që erdhën në Kosovë para janarit nuk u kërkua që të kenë dëshmi të vaksinimit, si dhe ishin të liruar nga polisa kufitare.

Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img