Një mërgimtar është ankuar se Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Düsseldorf, nuk po u përgjigjet thirrjeve telefonike gjatë orarit zyrtar të punës.
Ai ka treguar se ka një kohë të gjatë që ka bërë kërkesë për pajisjen me pasaportën e Kosovës, mirëpo askush nuk lajmërohet.
Mërgimtari ka dërguar videon ku telefonon disa herë Konsullatën, mirëpo askush nuk i përgjigjet.