Site icon PrishtinaPress

Mërgimtarëve u bëhet sërish thirrje të shmangin hyrje-daljet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje të gjithë mërgimtarëve si dhe shtetasve kosovarë që të shmangin hyrjet dhe daljet në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 Shtator 2024, planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt pikave kufitare me Republikën e Kosovës.

“Autoritetet kompetente të RKS në bashkëpunim me partnerët, i kanë marrë të gjitha veprimet për menaxhim të situatës së paralajmëruar dhe ju inkurajojnë që të ndiqni me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informoheni vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në njoftim.

Njëjtë ka vepruar dhe ministria e Punëve të Jashtme, ku u bëri thirrje të gjithëve që të shmangin të gjitha pikat kuftiare Kosovë-Serbi.

Exit mobile version