0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Mërgimtarët presin deri në dy orë e gjysmë në Merdar

Në vendkalimet kufitare me Serbinë edhe sonte janë regjistruar pritje të gjata të bashkatdhetarëve tanë, që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, raporti i orës 22:09, pritjet më të gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë janë regjistruar në pikën kufitare në Merdar, ku bashkatdhetarët tanë po presin deri në dy orë e gjysmë për të kaluar kufirin në dalje të Kosovës.

Ndërsa, në vendkalimet kufitare në te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë ku po pritet deeri në një orë e gjysmë për ta dalë nga Kosova. Në Mutivodë e Jarinë gjithashtu ka pritje prej 30-45 min në dalje të Kosovës.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë, pritje deri në një orë ka vetëm në Jarinë, kurse në vendkalimet e tjera pritet prej 05 deri në 20 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Për të përcjellur në kohë reale gjendjen në vendkalimet kufitare të Kosovës klikoni KËTU.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img