-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Mërgimtarët po presin mbi dy orë në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët, të cilët janë duke ardhur në Kosovë për t’i kaluar pushimet, po presin mbi dy orë në pikat kufitare tokësore.

Në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje janë deri në dy orë e gjysmë, derisa kolona është 2 mijë metra.

Ndërsa, në pikën kufitare Merdarë, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në hyrje janë deri në dy orë, derisa kolona është 1 mijë metra.

Te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë, në dalje pritjet janë 3-5 minuta, derisa kolona nuk ka, shkruan KosovaPress

Pritje nga 5 deri në 10 minuta, në hyrje dhe në dalje ka në pikën e kalimit kufitar Hani i Elezit, derisa kolona nuk ka as në hyrje e as në dalje.

Ndërsa, në pikat e tjera kufitare pritjet në hyrje dhe dalje janë 3-5 minuta, ndërsa kolona nuk ka.

Në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në pikat e kalimit kufitar për të hyrë në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img