11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Mërgimtarët edhe këtë vit po përballen me pritje në kufi

Mërgimtarët tanë të cilët po vijnë në Kosovë për pushime, si gjithmonë po përballen me pritje në kufi.

Dhe kjo nuk ka ndryshuar as në këtë verë. Me gjithë miratimin e Rezolutës në Kuvendin e Kosovës për heqjen e kontrolleve kufitare për diasporën, një pjesë e mërgimtarëve thonë se u janë nënshtruar atyre në të dyja anët. Ndërsa sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës, kolonat nuk krijohen në territorin e Kosovës por në atë të Serbisë.

Kolonat e gjata në pikat kufitare që ndajnë Kosovën me Serbinë nuk shkaktohen si pasojë e pikë kontrolleve që operojnë këndej kufirit, por në territorin e Serbisë. Ministria e Brendshme e Kosovës në një përgjigje elektronike dhënë Radio Kosovës, thotë se në këtë rast mungon bashkëpunimi  për menaxhim të kontrollit  kufitar.

”Menaxhimi i kontrollit kufitarë është një proces i cili kërkon një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve të të gjitha agjencive të përfshira në kontrollin kufitar, si dhe një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve me agjencitë e kontrollit kufitar të shteteve fqinje, që në disa raste kjo po mungon, siç është rasti konkret në kufirin me Serbinë.  Pritjet / kolonat, nuk krijohen në territorin e Kosovës, por në territorin e shtetit fqinj, në këtë rast territorin e Serbisë, në dalje nga territori i Kosovës në territorin e Serbisë, si dhe në hyrje të territorit të Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

E bashkatdhetarët që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët kalojnë në pikën kufitare Merdare, shprehen të shqetësuar se me kolona të gjata përballen çdo vit. Sipas tyre, kolonat janë të gjata deri në 6 kilometra.

”Andej kufirit kolona shumë e gjatë. Minimum ka 6 kilometra. Ne erdhëm në këmbë, kurse vëllai është andej, ende po pret. Sa orë ka që pret vëllai? Ka dy orë që pret.” Sigurisht Qeveria e Kosovës i ka fajet, me punimet që kanë filluar ka një vit e që nuk kanë përfunduar, kurse andej ka vetëm një pikë kontrolli.”

”Deri këtu, pa asnjë problem, këtu 3-4 orë kemi pritur. S’ po i kuptoj pse?

Ndërkaq se si menaxhohen pikat kufitare dhe a ka ndërmend shteti serb të shtojë pikë- kontrollet në kufijtë me Kosovën, Radio Kosova ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, por këta të fundit nuk pranojnë se Kosova ka kufijtë e saj. Duke aluduar në atë se Kosova ende është pjesë e Serbisë, MUP-i serb thotë se në mes të dy shteteve ka veç hyrje administrative.

”Sa i përket pyetjes tuaj lidhur me kolonat e automjeteve gjatë sezonit turistik veror në pikë kalimet administrative në Merdare dhe Konqul, duhet  t ‘u drejtoheni institucioneve të përkohshme qeverisëse në Prishtinë”, thuhet më tej në përgjigjen me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ditë më parë pati kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi ,rritjen e numrit të pikë kontrolleve.  Në përgjigjen e ministrisë thonë se kjo çështje është adresuar me kohë.

“Policia e Kosovës ka planin e veçantë për menaxhimin e fluksit gjatë sezonit në kufijtë e saj. Ka shtim të resurseve në pikat e kalimit të kufirit, si dhe të pajisjeve. Në të gjitha pikat e kalimit të kufirit  ka resurse të mjaftueshme, që mundëson një kontroll efikas, të shpejtë dhe të sigurt”, thuhet në email.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img