-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mërgimtarët duan edhe shtetësinë e Kosovës, disa detyrohen të heqin dorë

Numri i atyre që heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës mbetet i lartë. Kjo ndodh kryesisht nga mërgimtarët që jetojnë në shtetet ku nuk u lejohet dyshtetësia. Megjithatë, ka të tjerë që do ta donin shumë një të tillë.

Serkan Aktashi jeton në Izmir të Turqisë, por me prejardhje është nga Drenica.

Ka disa herë që e viziton Kosovën, vendin e të parëve.

“Nuk e harrojmë kurrë hiç Kosovën se e kemi në gjak dhe në shpirt, vetëm fizikisht jemi duke jetuar në Turqi”, tha ai për RTK.

Serkani, si shumë shqiptarë të tjerë, kanë arritur ta mësojnë dhe flasin gjuhën shqipe, por dëshira e tij është që ta fitojë shtetësinë e Kosovës.

Por, ka të tjerë që kanë hequr dorë nga shtetësia, për shkak të kushteve që përcaktojnë disa shtete të shengenit.Ka të tjerë që nuk kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, ngase u lejohet dyshtetësia në vendet ku jetojnë.

Çdo vit, në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, deri në 5 mijë persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img