Site icon PrishtinaPress

Mërgim Lushtaku: T’i bëhet testi i drogës Albinit, Albulenës e Xhelalit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar për kapjen me drogë të asamblistit të LVV-së, Besnik Mujeci.

Ai ka thënë se” Lëvizja Vetëvendosje në lëvizje për shkatërrim e degjenerim”.

Lushtaku ka propozuar që kryeministrit, Albin Kurti, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës t’iu bëhet testi i drogës.

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje në lëvizje për shkatërrim e degjenerim!

Pazare me miell, vaj e së fundmi edhe me drogë.

Propozoj që Albinit, Albulenës e Xhelalit t’i bëhet testi i drogës, e të mos çuditemi nga veprimet e tyre të shfrenuara, duke pas parasysh që mund të jenë nën efektin e ekstazisë.

Exit mobile version