Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, mbrëmë ka marrë pjesë në shpërndarjen e ushqimit për skamnorët, projekt i cili po zhvillohet nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” në krye me Halil Kastratin.
Në një postim në Facebook, Lushtaku ka thënë se është ndjenjë e veçantë të ndash ushqim për agjëruesit. Ai i ka përgëzuar shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për aktivitetin humanitar të tyre.
Ndarja e shujtave për të varfërit nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” do të vazhdojë edhe pas muajit të Ramazanit.
Postimi i plotë i Mërgim Lushtakut në Facebook:
“Në muajin e bekuar të Ramazanit, bashkë me humanistin e madh shqiptar Halil Kastrati, e përjetuam ndjenjën e ndarjes së ushqimit për besimtarët që kanë agjëruar në këtë ditë të nxehtë.
Në mbështetje të shoqatës Jetimat e Ballkanit, jam ndjerë i nderuar që mora pjesë në kuzhinën e tyre, që në Ramazan përgatisin dhe ndajnë ushqim falas për të varfërit. U gëzova shumë kur mora vesh që kjo shoqatë do të vazhdojë këtë aktivitet të ndarjes së shujtave të drekës edhe pas Ramazanit.”