Mërgim Berisha dje ka zhvilluar ndeshjen e jetës ndoshta.
Futbollisti me origjinë nga Kosova realizoi katër gola në fitoren 5:2 të ekipit të tij, Augsburgut, ndaj Austria Lustenaut në ndeshje miqësore.
Berisha e nisi festivalin e golave qysh në minutën e tetë, për ta vazhduar në minutën e 27-të me një gol tjetër.
Hat-trikun, Berisha e kompletoi në minutën e 38-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Kurse, golin e tij të katërt mbrëmë e realizoi në minutën e 52-të, ndërsa 10 minuta më vonë u zëvendësua./Prishtinapress/