Site icon PrishtinaPress

Merdarja e Jarinja të bllokuara, qytetarët po kalojnë nga Dheu i Bardhë, gjendja atje stabile

Për shkak të protestave të serbëve, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve me targa të Kosovës.

Disa prej autobusëve e kamionëve tashmë po kalojnë nga pika kufitare Dheu i Bardhë.

Një qytetar ka treguar për Indeksonline se janë kthyer nga Merdarja dhe kanë kaluar nga Dheu i Bardhë.

Ai thotë se për momentin gjendja te Dheu i Bardhë është stabile.

 

Exit mobile version