Site icon PrishtinaPress

Mënyrat për t’i riparuar flokët e dëmtuara nga zbardhja

Bazuar në një studim të kryer, zbardhuesi është një përbërës që arrin t’i rrisë njollat në flokë dhe ndihmon në dekompozimin e melaninës që ka në mënyrë natyrale.

Degëzimi është pasoja e parë dhe për këtë arsye flokët e zbardhura të dëmtuara duken kaq voluminoze.

Gjithashtu, mungesa e melaninës i bën flokët të duken të pangjyrë dhe ndryshojnë në tonet kuqërreme ose të verdhë në bazë të ngjyrës së ngjyrës së flokëve, transmeton Telegrafi.

Bëni tretmane me keratinë 

Zgjedhja e parë që shumë sallone ofrojnë për flokët e dëmtuar nga zbardhja është tremani me keratinë. Këto tretmane shtojnë keratinë në flokët tuaj. Së pari, një serum aplikohet në flokët tuaj dhe pastaj injektohet në flokët e dëmtuar me drejtues të flokëve. Një tretman me keratinë mund të zgjasë një ose dy muaj, në varësi sa i keni flokët e dëmtuar.

Përdorni avokado 

Flokët e dëmtuara nga zbardhja është në gjendje të dëshpëruar dhe në nevojë. Çka duhet të bëni është të krijoni maskën tuaj të flokëve duke përzierë një avokado me një vezë. Aplikojeni në flokë të lagur, bëni masazh kafkës për disa minuta, dhe lëreni për 20 minuta. Pastaj, pastroni me ujë të vakët.

Provoni tretmanin me majonezë

Majoneza ka shumë përfitime kur vjen puna edh riparimi i flokëve. Përveç faktit se është e pasur me amino acide dhe yndyrë, zbutë flokët në mënyrë natyrale dhe efektive. E gjitha çka duhet të bëni është të aplikoni një masë të vogël të produktit në flokë të lagur në mënyrën e njëjtë që aplikoni zbutësit e rregullt. Pastaj, duhet të mbështillni flokët dhe t’i lini për 15 minuta. Pasi të shpërlani atë, do ta shihni se do të jenë më të bardha dhe më me shkëlqim.

Aplikoni mbrojtës pasi t’i zbardhni flokët 

Vetëm pse i keni flokët e dëmtuar, nuk do të thotë se mund t’i zbardhni prapë pas një periudhe të caktuar kohore. Vetëm këtë herë, duhet të pyesni floktarin tuaja për të aplikuar produkte mbrojtëse përgjatë zbardhjes.

Pyesni floktarin për një shampon profesional 

Ky produkt është i ngjashëm me atë pak më lartë, aplikohet në një shkallë të caktuar të procesit të zbardhjes. Ky shampon profesional aplikohet në mes të kokës kur flokët janë të lagura pasi procesi i zbardhjes është përfunduar. Floktari do të aplikoj atë për herë të parë, por ju mund të vazhdoni ta përdorni ditëve të ardhshme në shtëpi. Efektet e tij do të zgjasin me javë të tëra.

Bëni masazh kafkës me gjalpë 

Mund të e keni kuptuar, por keni produkte në shtëpinë tuaj që mund t’ju ndihmojnë t’i trajtoni flokët e dëmtuara. Një nga këto produkte është gjalpi. Mund të aplikoni një sasi të vogël në kafkën tuaj dhe të filloni t’i bëni masazh për disa minuta. Mbështillni kokën tuaj dhe lëreni gjalpin për 30 minuta. Shpërlajeni me shampo dhe do të shihni një shkëlqim të menjëhershëm.

Bananet janë një frutë e jashtëzakonshme jo vetëm për t’u ngrënë 

Sikur avokado, bananet janë shumë fitimprurëse për flokët e dëmtuar. Janë të pasura me fibër, vitamina, dhe proteina, të gjitha të cilat i nevojiten flokëve të dëmtuar. Çka ju duhet të bëni është të përzini një copë bananen me mjaltë, vaj dhe jogurt. Shmanguni aplikimit të saj në rrënjë dhe mbajeni për 30 minuta. Pastaj, Mund të pastroni flokët me shampon.

Përdorni vaj kokosi 

Në sallone tretmanet janë shumë të shtrenjta për ju, por ju mund të provoni formula shtëpiake. E gjitha që duhet të bëni është të përzini pak vaj kokosi të pastër me vaj bajamesh. Një studim ka treguar se vaji i kokosit ulë humbjen e proteinave, e cila është arsyeja kryesore pse flokët tuaj duken të thata dhe pa gjallëri. Gjithashtu mbron nga dëmtimi që vjen prej krehjes.

Exit mobile version