Radio Televizioni i Kosovës pas reshjeve të shiut është në gjendje të jashtëzakonshme. Kështu ka bërë të ditur drejtori i mediumit publik, Mentor Shala.
Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që RTK-ja të vërshohet nga uji në ambientet e brendshme. Kjo ka shkaktuar edhe ndërprerje të programit në RTK1, ndërkaq RTK2 dhe RTK3, janë duke transmetuar arkiva, pasi stafi është evakuuar nga objektet, shkruan PrishtinaPress.eu
Shala ka kritikuar institucionet për këtë gjendje të televizionit publik të Kosovës.
“Kjo situate tregon me se miri se ne çfar gjendje institucionet e vendit e kane lene Transmetuesin Publik. Edhe pse me dhjetra here kemi bere thirrje per zgjidhjen e prones se RTK, nuk ka pasur as me te voglin hap per zgjidhjen e ketij problemi”, ka shkruar ai në facebook.
Krejt në fund ai bën një lutje: Zot ndihmona!
RTK
Postimi i Shalës:
RTK ne keto momente eshte ne gjendje te jashtezakonshme pas te reshurave te shiut. RTK2 dhe RTK3 perkohesisht jane duke transmetuar arkiva per shkak se stafi eshte larguar nga studiot dhe objektet. Kjo situate tregon me se miri se ne cfar gjendje institucionet e vendit e kane lene Transmetuesin Publik. Edhe pse me dhjetra here kemi bere thirrje per zgjidhjen e prones se RTK, nuk ka pasur as me te voglin hap per zgjidhjen e ketij problemi. Me kete rast me duhet t’i falenderoj zjarrefikesit e Republikes se Kosoves per intervenimin shume te shpejt qe e kane bere per t’i ndihmuar RTK-se. Neve ne RTK nuk na ka mbetur asgje tjeter vetem te lutemi qe mos te bjere shi. Zot ndihmona!