Site icon PrishtinaPress

Mentor Shala e quan hakmarrje ndaj tij largimin nga RTK-ja

Ish-drejtori i RTK-së, Mentor Shala, ka reaguar pas largimit të tij nga Radio Televizioni i Kosovës.

Shala e quajti si të paligjshme masën e suspendimit, ndërsa tha se edhe kjo është arsyeja e shkëputjes së kontratës sot.

Ai, paralajmëroi padi në gjykatë në lidhje me rastin, pasi sipas tij, rasti është hakmarrje ndaj tij.

Më poshtë gjeni postim e plotë:

Se kush ka falsifiku sigurisht ka me vertetu policia e cila është duke e hetu rastin. Unë nuk kam dëshirë me fol, për dallim prej palës tjetër, deri sa hetuesia ta kryn punën e vet.

Sa i përket masës që e kanë ndërmarrë Shkumbini, është e paligjshme sepse na e kemi kry masën e suspendimit sot dhe cila është arsyeja pse shkëputet kontrata.

Këtë sigurisht që kanë me na kallxu në gjykatë Shkumbini e Besnik Boletini. Shkurt e shqip është hakmarrje ndaj meje. E hakmarrja është vepër penale mes tjerash.

 

Exit mobile version