-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mentor Nazarko: Kurti nuk fitoi asgjë nga darka e Athinës

Analisti Mentor Nazarko këtë të enjte ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Athinë, ku thekson se ai nuk arriti që të fitonte asgjë nga ky takim.

Nazarko i ftuar në studion e Ballkan Update është shprehur se Vuçiç dhe Serbia dolën më të fituar në këtë takim, pasi sipas tij me lëvizjet që kreu i shtetit serb bëri arriti që të kënaqtë filorusët dhe vetë opinionin publik në Serbi.

Ndër të tjera analisti ka theksuar se Kurti bëri shumë mirë që mori pjesë, por do të ishte i suksesshëm nëse do të arrinte të takonte përfaqësuesit e shtetit rumun, dhe të Moldavisë që janë dhe shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe jo të quante sukses postimin e një fotoje me presidentin ukrainas.

“E vërteta është se krejt ndryshe nga sa thonë disa komentatorë që mbajnë pozicione ekstreme, sipas të cilëve meqenëse elita kosovare i thotë Shqipërisë mos tako Vuçiçin dhe na pyet ne, e njëjta gjë duhet të ndodhe edhe me ne që duhet ti themi Kurtit mos tako Mitsotakis por na pyet ne, por unë mendoj se Kosova ka bërë shumë mirë, ky është përfundimi i parë. Së dyti krejt ndryshe nga çështje një tjetër paradigëm që është idiotike që shiko se ju të Shqipërisë nuk e njihni mirë Serbinë dhe e vërteta është se rreth takimit të Athinës është se shumë prej kolegëve të mi në Kosovë është se nuk e njohin Serbinë dhe për pasojë nuk e kanë kuptuar se cilët ishin arritjet e Vuçiç në këtë takim. Së treti shumë prej kolegëve thonë se nuk e njohin Serbinë por e njohin Greqinë. Vuçiç arriti shumëçka dhe është një ndër parimet bazë të negociatave që ta vendosësh në veshin e tjetrit për të arritur një nismë në drejtimin e planifikuar.

Vuçiç mbajti qëndrim pro-rus dhe bëri sikur e shmangu darkën, pasi tha se jemi ne shtetet këtu dhe ju keni ftuar Kurtin, dhe ai shmangu darkën duke bërë që të kënaqte filorusët pasi shmangu Zelenskin që ishte dhe i ftuari kryesore, dhe kënaqi serbët se bëri sikur shmangu Kosovën apo sikur e sulmoi. Së treti nxiti diversionin Ballkanik sot po qarkullon diversioni se Kovaçevksi ka sulmuar Kurtin. Së katërti i tha perëndimit se i ka thënë se ngelet me vlera pro perëndimore pasi ka nënshkruar një deklaratë që ishte pro Ukrainës dhe anti ruse, pasi kishte brenda njohjen e sovranitetit të Ukrainës dënimin e krimeve të luftës ishte një deklaratë e BE pro Ukrainës që e nënshkroi atë të barabartë me Kurtin, Së pesti nënshkroi dhe u mor vesh në takimin e tij jo publik vijimin e mbështetjes me armë me Ukrainën”, ka thënë Nazarko.

Gjithashtu ai është shprehur se Kosova nuk mori asnjë konfirmim për njohje nga ana e Greqisë, ku thekson se Greqia e përdor Kosovën për tu bërë pjesë e tregjeve dhe në funksion anti turk.

“Gjithë qëllimi i udhëtimit evropian të Zelenskyt ka qenë për armatim sepse ai nuk ishte vetëm në Greqi, por ishte edhe në Suedi, dhe Serbia nuk është më sekret por i shërben Ukrainës për furnizimin me armë këmbësorie dhe aeroporti i NISH shërben si portë për të shkarkuar armët nga SHBA drejt Ukrainës, nga të gjithë këto element del se Ukraina e siguroi këtë mbështetje serbe dhe i garantoi paprekshmërinë e kufijve. Të arrish në një takim si ky gjithë këto qëllime është shumë, por Kosova çfarë arriti? Në këtë takim Kosova bëri shumë mirë që shkoi, se nuk ishte vetëm Zelensky, Kurti shkoi dhe në instagram postoi foto duke shtrënguar dorën presidentit ukrainas, por bëri mirë që shkoi që shkoi dhe të takonte presidentin rumun, ose moldave nuk pati një gjë të tillë me vende jo njohëse.  Për hir të së vërtetës në 1999 teksa bombardohej Serbia këshilltari i asaj kohë te ministrisë së jashtme Papandreu, i sugjeronte ndryshim radikal politikës greke ndaj shqiptarëve në Ballkan, i sugjeronte ndryshim radikal politikës greke në Ballkan, dhe I sugjeronte se ne kemi vazhduar të kultivojmë miqësi me vëllezërit serbë ortodoksë, me gjasë do të lindë Shqipëria e Madhe.

Që në 1999 që ishte një parti e majtë e njëjta gjë ka ndodhur edhe tashmë me këtë parti dhe me gjasë Kosova e ka humbur mundësinë dhe momentin që Greqia ta njihte që në momentin që Greqia kërkonte që me fondin e mijëvjeçarit të ndërtonte gazë sjellësin që kalonte në Shkup, kjo gjë e bën një rast të humbur. Bërja e këtij tubacioni do të ishte më shumë në ndihmë të shqiptarëve por Kosova e humbi këtë rast, dhe Greqia në këtë rast thuhet ma jep diçka që të jap dhe në këtë rast duket që e ka humbur këtë shans. Greqia e përdor Kosovën në funksion anti turk, pasi Greqia nuk është më në mes të krizës financiare dhe kërkon që për ndërmarrjet e vogla të ketë vende për tregjet në Ballkan, që janë të zëna nga Turqia që ka dhe marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën. Kosova nuk fitoi nga ky takim, siç fitoi Serbia. Nuk ka ndikuar prishja e marrëdhënie me Serbinë në këtë fakt, pasi Kosova po ndërton marrëdhënie të shkëlqyera me Anglinë, por kur ne të tjerët na shikojnë bashkë përpiqen që të na sabotojnë, iku është faji i Ramës dhe diku faji i Kurtit”, ka thënë ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img