Site icon PrishtinaPress

Mentja, bima që bën çudira shëndetësore

Në familjen e bimës së mentes ka mbi 30 lloje të ndryshme, pothuajse të gjitha kanë të njëjtat veti mjekësore dhe përdoren po njëlloj si të tjerët. Por më e zakonshmja është “mentja piperita”.

Përbërësit: Vajra esencial, tanina, flavonoide, tokoferole, kolinë,substance të tharta.

Veprimi: Antispazmodik, tonik i tretjes, parandalon të vjellurit, relakson enët periferike të gjakut,nxit djersitjen por dhe ul temperaturën e lartë, nxit rrjedhjen e lëngut të tëmthit, analgjezik.

Pjesët që përdoren: Kërcelli bashkë me gjethet relakson muskujt e traktit të tretjes dhe nxit rrjedhjen e lëngut të tëmthit, pra janë të dobishme për probleme me tretjen, formimin e gazrave, dhimbjen e barkut dhe gjendje të ngjashme me këto të sipër përmendura. Pjesët sipërfaqësore të mentes ulin nausenë (ndjesinë për të vjellë) dhe për këtë mund të jenë të rëndësishme në rastet e udhëtimeve me makinë për personat që i zë makina gjatë udhëtimit. Ato nxisin dhe djersitjen duke ulur temperaturën në grip dhe rrufë.

Vaji esencial i mentes përmban sasi të  mëdha mentoli. Në doza të larta ai është analgjezik (ul dhembjen ) dhe qetësues. Ai mund të përdoret për shqetësime të lëkurës, etheve, dhembjen koke dhe migrenë. Si antibacterial ndihmon për të luftuar infeksionet.Në qoftë se avujt e tij thithen ndihmon në lirimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Përdorimi:

Çaji merret për të qetësuar ndjesinë e të vjellit, përmirëson tretjen, ul ndjenjë e rëndesës dhe pakëson gazrat, qetëson dhembjen e barkut, dhembjen e kokës dhe migrenën, si dhe temperaturën e lartë.

Tinktura: përdoret njësoj si dhe çaji.

Kompresat: njomet një leckë në çajin e mentes dhe përdoret për të qetësuar dhimbjet reumatizmale të kyçeve si dhe neurologjinë( dhembje me origjinë nervore )

Inhalacioni, pra duke thithur me hundë dhe gojë avujt  që dalin nga zierja e çajit të gjetheve të mentes duke çliruar rrugët e frymëmarrjes. Vendosni disa gjethe të njoma në një enë me ujë të nxehtë dhe thithni avujt për të lehtësuar hundët e bllokuara.

Shpëlarja: përdoren 2-3 pika vaj menteje në 10 ml ujë për lëkurën e irrituar nga djegiet, pezmatimet, zgjebja dhe infeksionet nga krimbat e rrumbullakët për të larguar insektet.

Exit mobile version