Rreth dy muaj më parë në mediat shqiptare bëri bujë të madhe lajmi për rikthimin e “Stupcave”.
Megjithatë, ky lajm u demantua menjëherë nga aktori Osman Azemi, i cili theksoi se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se ata do të qëndrojnë në arkivë dhe në kujtesën e çdo familje shqiptare.
E më tej u zbulua një konflikt që artistët patën ndërmjet vete, duke shtuar se kishte dyshime për keqpërdorime financiare në kompaninë “Stupcat Group”.
Foto: Screenshot/YouTube
Sidoqoftë, Prive së fundmi raportoi se Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami do të rikthehen me skeçe për Vitin e Ri.
“Vedati dhe Mensuri janë duke punuar në skeçet e reja. Ata nuk do të jenë vetëm por edhe me disa aktorë që edhe në të kalurën kanë pasur role në projektet e Stupcave”, thuhet në një material të emisionit Prive.
Foto: Screenshot/YouTube
Ata nuk kanë vendosur se në cilin televizion do të transmetojnë humorin e tyre, por rikthimi është i sigurt.
Se çfarë kanë përgatitur dyshja e famshme pritet të shihet në vijim.