Site icon PrishtinaPress

Mëngjesi nis me acar, temperatura deri në minus 11 gradë

Për të enjten parashikohet të mbajë mot i kthjellët por me acar të madh, sidomos në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe lindjes me shpejtësi prej 13-32 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -11 deri në -7°C, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 3°C. Në zonat e thella malore temperaturat pritet të zbresin edhe nën -15°C. /MeteoKosova/

Exit mobile version