2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm

Mëngjesi është vakti kryesor për të filluar dietën tuaj në një mënyrë të shëndetshme.

Problemi qëndron se ne shpesh bëjmë gabime duke e kthyer këtë vakt në një formë të paekuilibruar, sepse mund të përfshijmë shumë sheqer, yndyrë dhe shumë kalori. Ja se si mund t’i rregullojmë këto gabime:

1.Merrni ushqime të pasura në proteina

Nuk duhet ta filloni ditën tuaj me shumë sheqer. Më mirë do të ishte të konsumonit ushqime me shumë fibra dhe proteina, sepse ato mund t’ju ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak, si dhe largimin e rrezikut të prekjes nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare. Ju nuk duhet ta ngarkoni trupin tuaj me shumë lëng. Një gotë me lëng nuk është e njëjtë si një copë e frutave. Një portokall përmban vetëm 62 kalori dhe 3 gram fibra, ndërsa një filxhan mesatar me lëng ka 112 kalori dhe 0 fibra. Të gjithë ju që keni menduar se lëngu është shumë i mirë për mëngjes jeni duke i dhënë trupit tuaj një sasi të konsiderueshme sheqeri.

2.Qumësht pa sheqer

Sheqeri në qumësht mund të rrisë balancën e baktereve në zorrë, të cilat mund të shkaktojnë intolerancë të glukozës dhe deri në shfaqjen e rrezikut për sëmundje të ndryshme metabolike. Ju mund të ndiheni të kënaqur kur qumështit tuaj i fusni pak sheqer. Kombinimi i qumështit që konsumoni në mëngjes me pak vanilje, me pak kanellë, mund të rrisin shijen dhe përmbajnë zero kalori dhe sheqer.

3.Konsumoni mëngjesin pak pasi jeni zgjuar

Duhet të dini gjithashtu se konsumimi i mëngjesit tuaj nuk duhet të kryhet menjëherë sapo të jeni ngritur. Do të bënit shumë mirë që të qëndroni dy orë pa ngrënë dhe pastaj të hani mëngjes. Kështu trupi juaj do të marr vlerat e duhura ushqimore, por edhe ju nuk do të shtoni në peshë.

4.Jo vetëm fruta në mëngjes

Pothuajse të gjithë mendojnë se po të hanë vetëm fruta në mëngjes ata kanë konsumuar një mëngjes të shëndetshëm. E vërteta nuk qëndron kështu, sepse frutat nuk do t’ju furnizojnë juve me energji të mjaftueshme për një kohë të gjatë. Gjithashtu në këtë mënyrë ju dëmtoni edhe stomakun tuaj. Prandaj e mira është që të konsumoni gjithmonë mëngjesin në mënyrën e duhur, me ushqimet e duhura dhe në kohën e duhur./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img