0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mëngjesi e gjen Glauk Konjufcën në gjykatore, kjo është arsyeja

Në mungesë të dëshmitarëve, ish-deputetëve Adem Grabovci, Ismet Beqiri dhe Slobodan Petroviq, ka dështuar të mbahet të mërkurën gjykimi ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvend.

Ndaj, Grabovcit dhe Beqirit, gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë.

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca e sotme është shtyrë ndërsa e radhës u caktua të mbahet më 13 prill 2022.

Ndryshe, seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak se Konjufca nuk kishte të angazhuar mbrojtës, shkruan Betimi për Drejtësi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

Me këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img