Site icon PrishtinaPress

“Menduam se do të vdesim të gjithë”: Flet 70-vjeçarja që përjetoi zjarrin në Shtëpinë e të Moshuarve

Njëra ndër 57 banorët e Shtëpisë së të Moshuarve rrëfeu për KIKS-in tmerrin e momentit kur kuptoi se diçka nuk ishte në rregull.

Huma Ibrahimi, e cila është e verbër, thotë se gjatë lëvizjes për nevoja të saj, nuhati aromën e tymit.

Në ato momente bashkë me shoqet e saj, u munduan që të dilnin sa më shpejtë nga aty.

Në një moment të emocionuar, Huma shprehet se do të mërzitej vetëm se po lë të vetme motrën e saj, meqenëse familjarë tjerë nuk ka.

Sado të kënaqur që janë me kushtet e hotelit ku po qëndrojnë që nga mbrëmë, Humës bashkë me shokët e shoqet po u mungojnë ambientet e Shtëpisë së të Moshuarve ku po qëndrojnë tash e sa vite.

“Po mirë edhe ktu, por në shpi të pleqve ma mirë aty e kemi pas, jemi msu”, tha ajo për KIKS-in.

Exit mobile version