Kiara dhe Luizi vazhdojnë të ndiqen në çdo hap nga fansat e tyre të shumtë.
Çifti simpatik ndajnë kohë pas kohe detaje interesante dhe momente qesharake nga përditshmëria e tyre.
E tillë ishte edhe kjo e fundit.
Së fundmi Kiara në një postim në Twitter ka ndarë një pjesë të një bisede të saj më Luizin në Whatsapp, ku i ka dërguar atij një foto të ushqimit që po konsumonte, të cilin thotë se e ka gatuar vetë.
Jo po se thua s’di me gatu”, ka shkruar Kiara krahas fotos së ushqimit.
E pikërisht pas kësaj, ka ardhur mesazhi epik i Luizit i cili i ka shkruar: “Mendova se kishe vjellur”.