Site icon PrishtinaPress

Mendoi se e fotografoi ‘përbindëshin e liqenit’, por doli të jenë tri foka duke notuar (Foto)

Ian Bremner i ka entuziazmuar kërkuesit e përbindëshit Nessie, kur e ka postuar një fotografi që duket se e shfaq krijesën që pretendohet se jeton në një liqe në Skoci.
Por, me një shikim të detajuar, shihet se janë tri foka që luajnë në sipërfaqen e liqenit që ndodhet në malin Highlands.
Mënyra se si lëviznin këta gjitarë të ujit, ka ngjarë me trupin e gjatë të krijesës misterioze.

Burri 58-vjeçar ka menduar se e ka zënë pamjen më të mirë të grabitqarit me trup të gjatë, që për shumë kohë ka zgjuar interesimin e njerëzve.
Në vitin 1934, është bërë fotografia e parë e kësaj gjallese të pazakontë, që besohet se jeton aty, por asnjëherë nuk është gjetur ndonjë gjurmë e saj.

Mirëpo, kohë pas kohe bëhen fotografi që e “shfaqin” në sipërfaqe të ujit, duke nxitur besimin se jeton diku fshehurazi.

Exit mobile version